Super-aksioni antidrogë në Itali, ja kush janë 7 shqiptarët e arrestuar

Aktualitet
Super-aksioni antidrogë në Itali, ja kush janë 7 shqiptarët

Shtatë shtetas shqiptarë renditen mes 33 personave të arrestuar dje nga policia italiane gjatë një aksioni të gjerë kundër trafikut të drogës dhe armëve.

Mes personave të arrestuar figurojnë edhe 7 shqiptarë, të cilët janë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazmend Alliu, 37 vjeç;

Zigur Hametaj, 27 vjeç;

Zamir Oruci, 36 vjeç;

Klodjan Paza, 35 vjeç;

Fisnik Smajlaj, 41 vjeç:

Ilir Ulqinaku, 39 vjeç;

Arben Zela, 32 vjeç.

Nga operacioni i koduar "Gentleman" (Zotëri) u arrestuan 33 persona, ndërkohë që u sekuestruan më shumë se 50 milionë euro.

Banda ishte e lidhur me klanin Zingari di Cassano në Detin Jon, i angazhuar në kontrabandimin e kokainës dhe heroinës.

Droga ishte transportuar me anije drejt Italisë, nga Shqipëria, Amerika e Jugut dhe Holanda. Te arrestuarve iu zbuluan 10 kallashnikovë, 2 mitraloz Scorpion, 9 pistoleta dhe mallra të tjera me një vlerë mbi 10 milionë euro.

ME TE LEXUARAT