Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

“Euro 2016”, ja portali që i dedikohet Kombëtares kuqezi

kombetarja16Çelest Website i ri dedikuar kombëtares kuqezi për pjesëmarrjen e saj në finalet e Europianit “Francë 2016”. Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë opinionin publik, mediat dhe dashamirësit e futbollit, se duke nisur nga sot, datë 18 prill 2016 në Web-in zyrtar të FSHF do të gjeni një faqe të veçantë dedikuar Francë Euro 2016.

Në këtë faqe të veçantë publiku do të gjeje lajme, fakte, informacione per lojtaret e ekipit kombëtar, për përgatitjet që po bën FSHF për këtë event të rëndësishëm për futbollin shqiptar.

loading...

Ditë pas dite deri në fillimin e Francë Euro 2016, publiku do të ketë mundësi të informohet për aktivizimin e lojtarëve tanë në klubet e tyre, për mjediset ku ekipi ynë kombëtar do të përgatitet dhe Rezidencën Kuq e Zi në Francë, për ndeshjet miqësorë, për kundërshtarët tanë, informacione nga media ndërkombëtare etj.

Ndërkohë në këtë faqe do ketë intervista te ish-trajnerëve dhe ish-lojtarëve të ekipit tonë kombëtar, opinione të tifozëve shqiptarë dhe të personaliteteve nga fusha të ndryshme.

Në këtë faqe gjithashtu publiku do të ketë mundësi të ndjekë gjatë gjithë eventit në Francë Euro 2016 lajme, opinione, intervista, fakte në kohë reale për ndeshjet ekipit tonë kombëtar. Kjo faqe është e optimizuar për çdo pajisje-PC,tablet dhe në çdo telefon celular.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet