Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksident në Durrës, arrestohet drejtuesi i mjetit në gjendje të dehur

polici durresNjë aksident rrugor është regjistruar ditën e diel në lagjen 4 në Durrës, ku një 46-vjeçar, i cili ishte nën efektin e alkoolit, ka përplasur me mjetin e tij një tjetër makinë.

loading...

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin Agron Bermuça, banues në Durrës, i cili gjatë kontrollit të ushtruar me aparat Drager, ka rezultuar nën efektin e alkoolit në masën 0.78 mg /l.

Bermuça po drejtonte mjetin tip Renault me targa AA 885 MF, kur përplasi me mjetin tip Audi me targa AA 361 KU.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet