Dhunë dhe racizëm në ndeshjen e futbollit

Kosovë&Rajon

shkëndijaDhunë dhe racizëm ndaj ekipit të Shkëndijës në sfidën e ndezur me Vardarin e zhvilluar të dielën në Shkup. Përballja mes dy ekipeve të kreut përfundoi në barazim 1 – 1 me tifozët vendas të cilët shfrynë drejt tribunës ku ndodheshin drejtues të skuadrës tetovare, duke u përpjekur t’i dhunonin ata. Thirrjet anti-shqiptare u dëgjuan në stadiumin “Filipi i Dytë”.

Përshkallëzimi i situatës u shmang me ndërhyrjen e forcave të sigurisë. Kjo ngjarje u dënua nga klubi vendas, por duke kujtuar se edhe ata janë poshtëruar në Çair dhe Kumanovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vardari në një komunikatë kërkon që të gjithë të tregojnë qetësinë e duhur dhe situata të tilla të mos përsëriten. Ngjarja të tilla duhen shmangur për më tepër që Shqipëria është në të njëjtin grup me Maqedoninë në kualifikueset e Kupës së Botës 2018.

ME TE LEXUARAT