Shullazi, PD, Alibeaj: Tahiri i dëshpëruar nga arrestimi i padronit të tij

Kliko per me shume info

alibeajKreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike e sheh si “veprim të dëshpëruar dhe përçartje” reagimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pas arrestimit të Emiliano Shullazit.

“Reagimi i Tahirit është veprim i dëshpëruar i atij që e ndjen lakun që po i shtrëngohet. Arrestimi i beftë i padronit të tij, e bën çirakun Tahir të flasë përçart pa guxuar t’ia përmende njëherë të vetme emrin”, thotë Alibeaj.

Kliko per me shume info

Përmes rrjeteve sociale, Alibeaj përjashton Tahirin nga arrestimi i Shullazit.

“E dinë te gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët se Tahiri nuk ka dorë në arrestimin e Shullazit. Tahiri po, ka dorë në gjakun që i ka pirë Shullazi biznesit duke u vënë gjoba dhe tritol. Tahiri ka dorë në lehtësitë e kultivimit dhe trafikut të drogës dhe pesëfishimin e parcelave me hashash, këtë e dinë shqiptarët e ndërkombëtarët. Nxiton sot të shkëputet nga padroni i tij”, thotë ai.

Sipas opozitës, Tahiri do të ketë të njëjtin fat si të Shullazit.

“Por 3 vite bashkëpunim me krimin, ndarje pazaresh me Shullazin nuk fshihen me një deklaratë të mjerë. Shpejt do i vijë radha dhe atij. Ora po troket për të dhe banditët që po i marrin frymën vendit. Të njëjtin fat do kenë”, thotë Alibeaj.

Reagimi i plote:
Reagimi i Tahirit eshte veprim i deshperuar i atij qe e ndjen lakun qe po i shtrengohet. Arrestimi i befte i padronit te tij, e ben cirakun Tahir te flase percart pa guxuar tja permende njehere te vetme emrin. Sigurisht e dine te gjithe, shqiptaret dhe nderkombetaret se Tahiri nuk ka dore ne arrestimin e Shullazit. Tahiri po, ka dore ne gjakun qe u ka pire Shullazi biznesit duke u vene gjoba dhe tritol.

Tahiri ka dore ne lehtesite e kultivimit dhe trafikut te droges dhe pesefishimin e parcelave me hashash, kete e dine shqiptaret e nderkombetaret. Nxiton sot te shkeputet nga padroni i tij, por 3 vite bashkepunim me krimin, ndarje pazaresh me Shullazin nuk fshihen me nje deklarate te mjere. Shpejt do i vije radha dhe atij. Ora po troket per te dhe banditet qe po i marrin frymen vendit. Te njejtin fat do kene.

loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here