Çfarë ndodhi me Emiljano Shullazin 24 orët e fundit dhe akuzat që rëndojnë mbi të

Aktualitet

shullaziiiiProkuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar urdhër ndalimi për Emiliano Shullazin dhe dy miqtë e tij (Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani). Mbi ta rëndon akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Prej disa muajsh Prokuroria kishte nën përgjim këta persona dhe mbrëmjen e djeshme kanë kërkuar ndalimin e tyre. Aktualisht Shullazi ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai është marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme ku dhe ka mohuar akuzat.

Pritet që të rimerret përsëri në pyetje gjatë ditës së sotme. Pritet gjithashtu që Shullazi të dalë para Gjykatës për Krimet e Renda për tu njohur me masën e sigurisë.

Në pyetje gjate ditës së djeshme është marrë dhe kandidati për rektor i Universitetit  të Tiranës Mynyr Koni. Ai ka thënë para hetuesve se është kërcënuar, por nuk i ka njohur këta persona.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas shoqërimit mbrëmjen e djeshme në polici, Emiljano Shullazi mësohet se është arrestuar pas një urdhri të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai akuzohet me disa shokë të tij për “shtrëngim dhe dhënie pasurie” dhe “shkatërrim prone me eksploziv”. Pritet që Shullazi të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rëndam bën të ditur Neës 24. Të arrestuar janë edhe Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani, shokë të Shullazit.

Emiljano Shullazi, person me precedentë penalë u shoqërua ditën e djeshme në mbrëmje nga Policia e Tiranës për deklaratat që ish-kryeministri Berisha bëri ndaj tij në një konferencë me gazetarët. Ky i fundit deklaroi se Emiljano Shullazi kishte kërcënuar kandidatin për rektor të UT­së, Mynyr Konin që të tërhiqej nga gara, në të kundërt do t’i merrte peng fëmijët.

Policia dhe prokuroria nisën të lëvizin dje rreth mesditës pas një konference për shtyp të Sali Berishës. Në një dalje të pazakontë për mediat, ditën e shtunë në drekë, Berisha tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar se do ti zhdukë djalin një kandidati për rektor në Universitetin e Tiranës.

“Rama për zgjedhjet në universitetet e Tiranës ka ngarkuar Emiljano Shullazin për të përcaktuar se kush duhet të jetë rektor i universitetit të Tiranës. Në zbatim të porosive të tij, Shullazi të enjten, ndalon njërin nga kandidatët, nuk e di se sa janë, akademikun Mynir Koni, është në Shkencat e Natyrës, por nuk e di se cila është fusha e tij. Siguroj shqiptarët që në memorien time, ky person nuk ka asnjë lidhje me PD.

Kryebanditi Shullazi i kërkon profesorit të tërhiqet nga gara ose do i rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje profesori i nderuar ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Po dje banda e Shullazit me tre makina të blinduara, sot në vend qarkullon me të vetëm Edvin dhe Emil Shullazi, i dolën para rektorit aktual Dhori Kulen, dhe i kanë kërkuar me kërcënim që të heq çdo mbështetje Konit. Nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq”­ tha Berisha.

Pas deklaratës së ish kryeministrit, kandidati për rektor, Mynir Koni, doli në një konferencë për shtyp dhe tha se nuk do të tërhiqet nga gara, por nuk as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi se ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi.

Në mbrëmje përmes një aksioni të policisë Emiljano Shullazi dhe Gilmano Dani u ndaluan. Pak orë më vonë atyre iu komunikua edhe arrestimi me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Paralelisht me arrestimin policia ka ushtruar edhe kontroll në banesën e Shullazit në “Rrugën e Kavajës”. Ndërkohë që ky i fundit ka mohuar të ketë kërcënuar kandidatin për rektor.

“Nuk kam kërcënuar askënd. Nuk e njoh atë njeri dhe s’kam lidhje me të”, mësohet të ketë thënë Shullazi në Polici.

Pas arrestimit, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Lllalla thirri me urgjencë një mbledhje rreth orës 23, ku ishin të pranishëm edhe kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe zyrtarë të tjerë të organeve hetimore. Në mbledhje morën pjesë edhe kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe shefi i Krimeve të Rënda.

Pas kësaj mbledhje ka ardhur edhe arrestimi i Shullazit dhe i dy shokëve të tij, Gilmano Dani dhe Blerim Shullani. Por siç bëhet e ditur nga Prokuroria dy veprat që po hetohet aktualisht Shullazi është ajo e vendosjes gjobe dhe shkatërrim prone me eksploziv.

ME TE LEXUARAT