Tahiri: Ka vetëm një njeri që e ka përkrahur krimin për dy dekada

Kliko per me shume info

tahiri-kuvendMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të PD-së, Basha, në lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit.

Tahiri e quan një degradim moral, politik dhe ligjor deklaratën e Berishës, që ndërkombëtarët e kanë urdhëruar kryeministrin Rama, të arrestojë Shullazin, pasi e përdorën që të kërcënonte kandidatin për rektor.

Kliko per me shume info

“Edi Rama dhe PS nuk kanë ndërhyrë në asnjë çast dhe në favor të askujt në garën e zgjedhjeve universitare. Këto që po zhvillohen janë të parat zgjedhje të lira nga ndikimi i qeverisë që janë zhvilluar ndonjëherë në universitete”, thotë Tahiri.

Ministri i Brendshëm shprehet së në Shqipëri, është vetëm një njeri që e ka përkrahur botën e krimit:

“Policia e Shtetit provoi edhe njëherë se nën këtë qeveri, s’ka asnjë të mbrojtur nga ligji, asnjë mbi ligjin. Sot na akuzojnë për të njëjtat gjëra që i bënin vetë kur ishin në qeveri. Në këtë vend, për dy dekada, ka vetëm një njeri e një parti që ka nxitur, përkrahur e mbrojtur botën e krimit, e po këta kanë gojë sot të na akuzojnë ne. Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojnë vetëm fjalën e urtë popullore, qentë le të lehin karvani ecën përpara”, e mbyll deklaratën ministri.

loading...

1 COMMENT

  1. zoti minister shume mire beni qe arestoni kriminelet por kryekriminelin kur do ta arestoni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here