Basha: Pasi e bëri dekan të krimit, Rama deshi të bënte Shullazin rektor të UT

Kliko per me shume info

basha-taksatMe anë të një postimi në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se pasi e bëri dekan të krimit, Edi Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të Universitetit të Tiranës.

“Pasi i dha gjithë mbështetjen qeveritare në aferat e pista të trafikut e gjobëvënies, pasi i hapi doganat dhe i dha poste kyçe në polici, dhe çelësat e kafazit te Tahirit, Edi Rama kërkon ta caktojë Emiliano Shullazin edhe shef të botës akademike. Sepse ky është modeli, ky është koncepti i Edi Rames për zgjedhjet. Ai nuk i njeh ato si garë, si konkurrencë, por vetëm si instrument për të kapur e mbajtur pushtetin. Ndaj, sa herë ka zgjedhje, ai nxjerr në skenë një person që e ka komisioner, numërues, vezhgues, KQZ, që është Shullazi. Me Emiliano Shullazin e sojin e tij u fut në zgjedhjet e 2013-s. Po ashtu në zgjedhjet e 2015-s. Referendumin në partinë e tij e bëri me Shullazët. Tani dhe zgjedhjet në Universitet. I erren sytë nga vota, se vota është e kundërta e tij. Nuk duron dot zgjedhje, alternativë, platforma. Thirrja që i bëri Shullazit për të kapur Universitetin është ndoshta më e renda deri sot. Por nuk do t’ia dalë. Vota është zullumi që ju zë fytin tërë oligarkëve kur njësoj si ky fusin duart thellë në zgjedhje. Nuk ka dyshim se arrestimi i partnerit kryesor të Edi Ramës ka ardhur nga presioni i partnerit tonë të vyer strategjik”, shkruan Basha.

Kliko per me shume info

“Partia Demokratike bashkë me qytetaret, me profesorët, me studentët, bashkë partnerët ndërkombëtare do ta sigurojnë votën në Shqipëri. Vota e lirë është fundi i oligarkisë së lidhur me krimin, fundi i krizës Rama për Shqipërinë”, e mbyll postimin e tij Basha.

loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here