SHBA, Tahiri firmos marrëveshje bashkëpunimi me FBI-në

Kliko per me shume info

tahiri-fbiGjate vizites zyrtare ne SHBA, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka nënshkruar një marrëveshje me drejtorin e FBI.

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Byrosë Federale të Hetimit dhe Qeverisë shqiptare është për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre.

Kliko per me shume info

Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare në akademinë e FBI-së, për trajnimet e vazhdueshme të hetuesve shqiptarë si dhe për përmirësimin e infrastrukturës hetimore.

Gjithashtu Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet hetimore të saj, si njësi shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here