Tritoli farmacisë së Tahirit, Prokuroria: Ja pse u pushua akuza ndaj Vladimir Gjutës

Aktualitet

vladimir-gjutaaaKa mberritur edhe reagimi zyrtar i prokurorise ne lidhje me pushimin e hetimeve ndaj Vladimir Gjutes ne lidhje me vendosjen e eksplozivit ne farmacine e babait te Saimir Tahirit. Ne nje deklarate, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të pushojë procedimin penal ndaj shtetasve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, të dyshuar për veprat penale të “Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 230, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Sipas akuzes, këta shtetas, së bashku me disa të tjerë, për të cilët janë pushuar hetimet më parë, kanë qenë të dyshuar si autorë të vendosjes dhe shpërthimit të tritolit të telekomanduar në biznesin ”Farmaci” të shtetasit B.T, si edhe vendosjen e lëndës plasëse pranë një stacioni autobusi në zonën pranë shkollës ”Vasil Shanto” në Tiranë, ngjarje të ndodhur duke gdhirë data 10.02.2015.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zhvilluar hetimin ndaj personave të dyshuar, nën masën e sigurisë ”arrest në burg”, pasi, nga materialet paraprake dyshohej se mund të ishin autorët e këtyre ngjarjeve.

Gjatë zhvillimit të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh proceduriale, përfshirë edhe ekspertiza të specializuara në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në përfundim të të cilave nuk u provua shkencërisht dhe nuk u siguruan fakte që të provonin përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të arrestuarit ishin organizatorë dhe ekzekutorë të akteve të mësipërme.

Krahas faktit që nuk janë arritur të grumbullohen të dhëna konkrete mbi veprimet e të hetuarve për kryerjen e veprave penale, Prokuroria për Krime të Rënda nuk zbuloi motiv se përse këta shtetas mund të kryenin veprat penale për të cilat dyshoheshin.

Ndërkohë, ndaj të hetuarve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka vijon të jetë në fuqi masa e sigurimit ”arrest në burg” vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, për vepra të tjera penale, të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Kukësit.

gjutaaa15Pushohet çështja penale ndaj Vladimir Gjutës dhe Baftjar Brukës, persona të dyshuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Lajmi eshte bere me dije diten e sotme.

Një muaj më parë, Gjykata e krimeve të Rënda refuzoi kërkesën e Gjutës për ndryshim të masës së sigurisë, i cili u arrestua qershorine 2015 si anëtar i grupit të tritolit.

Ndaj Gjutës rëndojnë një mori akuzash, ku më e rënda mbetet ajo e pjesëmarrjes në grupe të strukturuara kriminale.

Nga ana tjeter, Baftjar Bruka ndodhej në arrest me burg, si njëri ndër gjashtë të dyshuarit si të implikuar në vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të Tahirit. Në janar, Bruka u ekstradua nga Stokholmi.

Ne shkurt 2015 farmacise se babait te ministrit te Brendshem iu vendos nje sasi tritoli prane QSUT ne Tirane. Ne te njejten nate prane baneses se ministrit te brendshem eshte gjetur nje bombe e paplasur e cila pretendohej se ishte vendosur nga grupi i Vladimir Gjutes, si pasoje e konflikteve qe biznesmeni kishte pasur me policine e shtetit.

ME TE LEXUARAT