Rrëzimi i EC-145 në Shkodër, Eurocopter: Mos përdorni për fluturime as helikopterin tjetër

Aktualitet

helikopteri-rrezuarMenjëherë pas aksidentit ajror në të cilin dy pilotë ushtarakë shqiptarë humbën jetën në Shkodër, kompania franceze Eurocopter u kërkon autoriteteve shqiptare ta mbajnë jashtë fluturimeve dhe të mos e përdorin helikopterin tjetër derisa të zbardhen shkaqet e tragjedisë në Shkodër.

Mësohet se njoftimi në fjalë në fakt është dhënë menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Shkodër. Eurocopter ka njoftuar të gjitha shtetet që kanë blerë prej saj helikopterë të tillë që të pezullojnë përdorimin e tyre në misione fluturimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë kërkesë janë vënë në dijeni Ministria e Mbrojtjes dhe Prokuroria, e cila po zhvillon hetime sipas nenin 83 dhe 46 të Kodit Ushtarak, për shkelje të rregullave të fluturimit ajror dhe lëvizje pa të drejtë e trupave ushtarake.

Helikopteri EC 145, i rrëzuar në Liqenin e Shkodrës së bashku me një tjetër të njëjtë të sjellë në Shqipëri në tetor 2015, duhet të përdoreshin nga forcat ushtarake ajrore për situatat emergjente, ndërkohë që sipas dokumentacionit të sekuestruar në komandën ajrore të Farkës, rezulton se helikopteri i rrëzuar përdorej prej 6 muajsh.

Oficerët e policisë gjyqësore ushtarake i kanë përcjellë gjatë ditës Prokurorisë së Shkodrës të gjithë dokumentacionin e sekuestruar në Farkë dhe në qëndren e kontrollit. Prokuroria thotë se vetëm pasi të verifikohet itinerari i raportuar në dokumenta do të vendoset se kush do të jenë ushtarakët që do të thirren për t’u pyetur.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes deklaroi përmes shefit të Shtabit se helikopteri me tre persona ekuipazh, ndodhej në fluturim për shkaqe stërvitore.

ME TE LEXUARAT