Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ledion Liço tregon se pse u pushua nga puna autorja e “The Voice”

ledion-licooPas largimit  të autores së programit “The Voice Of Albania”, Zefina Hasani si pasojë e një debati lidhur me performancën e Ledri Vulaj mbrëmjen e kaluar, Blitz ka kontaktuar me moderatorin e spektaklit Ledion Liço për më shumë detaje rreth asaj që ka ndodhur.

Në prononcimin ai shprehet: “Nuk kam koment për këtë gjë, është thjesht çështje shijesh, prezenca e Ledrit në “The Voice”. Ajo që di unë është se autoren e kanë pushuar.” Liço e ka mbyllur deklaratën e tij duke i uruar Hasanit suksese të mëtejshme në jetë dhe më gjerë.

Zefina Hasani është e njohur për publikun si autore e disa prej spektakleve më të suksesshme në vend duke filluar nga Dancing with the stars Albania, Big Brother e së fundmi The Voice of Albania.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet