Akuzat e PD për "Shullazin", Tahiri: Boll me politikën e krimit

Politikë

saimir-tahiri2014Ministri i Brendshem Saimir Tahiri reagoi sot ndaj akuzave te Partise Demokratike ndaj qeverise dhe policise se shtetit ne lidhje me plagosjen e shtetasit Emiljano Shullazi.

"Policia e Shtetit eshte ne krye te detyres ne lufte kunder paligjshmerise dhe krimit. Per kete flasin qarte puna dhe rezultatet, besimi i partnereve por mbi te gjitha besimi i qytetareve.

Koha e krimineleve te paprekshem qe mbroheshin nga pushteti, ka mbaruar nje here e mire", shkruan Tahiri ne reagimin e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ministrit, akuzat absurde qe leshon sot PD, i ka pasur praktike te veten atehere, ndaj mendojne se historia tyre perseritet edhe tani.

"E shkaterruan, politizuan dhe kriminalizuan Policine e Shtetit, e tani mendojne se vazhdon njelloj sic benin vete.  Jane mesuar te mbajne anen e krimit, jo te shtetit e as te ligjit. Keshtu i quanin "bandite" punonjesit e policise qe luftonin ne Lazarat, dhe te "dhunuar te pafajshem" kriminelet qe qellonin me arme ndaj policise", theksoi me tej Tahiri.

Sipas tij, te njejten gje bejne edhe sot, duke mbajtur anen e krimit, jo te shtetit e te ligjit.

"E lane policine te shkaterruar e kriminalizuar dhe tani u ka ngelur te bejne vetem politiken e kukuvajkes me shpifje te padegjuara.

Shpifje qe tregojne me shume praktikat e tyre kriminale ne pushtet, por jo te verteten e sotme te luftes pa kompromis kunder krimit dhe krimineleve.

Lereni Policine rehat te bej punen, lereni te luftoj paligjshmerine dhe kriminalitetin. Boll me politiken e krimit", thekson ministri.

ME TE LEXUARAT