Del Piero: Ja cili futbollist do ta fitojë Topin e Artë

Sport

delpieroooooAlessandro Del Piero thotë se Neymar ka “të ardhme të ndritur para vetes” dhe ka mbështetur sulmuesin e Barcelonës të bëhet pasardhës i Lionel Messit si futbollisti më i mirë në botë.

Del Piero është i sigurt se Neymar do ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen pasi përfundoi i treti më 2015.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Neymar është i ri, Messi dhe Ronaldo janë në kulmin e karrierave të tyre”, deklaroi Del Piero për “Goal”.

“Ai ka të ardhme para vetes dhe ka çdo shans për të fituar Topin e Artë në të ardhmen. Definitivisht, po”, u shpreh ai.

Ish kapiteni i Juventusit refuzoi të zgjedh njërin mes Messit dhe Ronaldos si aktualisht futbollistin më të mirë në botë.

“Messi apo Ronaldo? Kurrë nuk jam përgjigjur në këtë pyetje në jetën time sepse është tepër e vështirë të zgjedh dhe nuk është e lehtë në të njëjtën kohë. Mund të mbyll sytë dhe të zgjedh se cili është më i miri për mua, por të dy janë të jashtëzakonshëm”, përfundoi Del Piero./Zeri

ME TE LEXUARAT