Alban Dudushi merr gruan opinioniste në emision

Showbiz

alban-dudyshi-bieta-suloNë këtë sezon tradita e “Top Show Magazine” ka vazhduar. Puntata ku drejtuesi Alban Dudushi flet për personazhe të njohur të showbiz-it dhe i fton ata në studio ka rifilluar me disa ndryshime. Transmetimi është spostuar nga dita e enjte në të premte, në “prime-time”. Veç kësaj është ndryshuar dhe njëra prej opinionisteve të përhershme të studios.Iva Tiço është larguar dhe vendin e saj e ka zënë Bieta Sulo, njëherësh edhe kryeredaktore e “Top Show”. E veçanta është se Bieta ka në të njëjtën kohë edhe statusin e bashkëjetueses së Alban Dudushit. Prej disa vitesh ata janë në një lidhje dashurie të lumtur, e bërë tashmë publike prej kohësh.

Megjithëse Bieta është në krye të stafit të “Top Show”-t për disa sezone me radhë, vetëm sivjet ajo vendosi të shfaqej përpara ekranit, duke komentuar apo edhe ngacmuar personazhet e ftuar në studio.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më herët kjo detyrë ishte e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut të cilat u larguan gjatë shtatzënisë, për t’u rikthyer në të njëjtin rol në një tjetër ekran. Sivjet ato janë opinioniste të “Dancing With The Stars”.

ME TE LEXUARAT