U hodh nga kati i pestë i pallatit, 40-vjecari në gjendje të rëndë në spital

0

ambulancaaaNjë 40-vjecar ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni në katin e pestë të pallatit. Ngjarja ka ndodhur në një lagje të qytetit të Vlorës.

Policia njofton se rreth orës 14:04, është marrë njoftimi se në një lagje të Vlorës është gjetur një person i shtrirë në tokë (rrugicë).

Kliko per me shume info

“Në lagjen “Pavarësia” pranë Aleksandrisë, është gjetur një person i shtrirë në rrugicën e këtij pallati, në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit me Nr. 886. Personi i dëmtuar, shtetasi: E.Sh. 40 vjeç, u dërgua në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjeksore.

Dyshohet se ky shtetas është hedhur nga ballkoni i banesës së tij pasi vuan nga sëmundje mendore”,- thuhet në njoftim.

Efektivët e policisë kanë filluar menjëherë punën për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.