Duka: Pata frikë nga formacioni i De Biasit, Rashica, dinjitoz

Sport

duka2016Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, pas përfundimit miqësores ndaj Luksemburgut, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve kuqezi, por pranoi se kishte frikë nga ndryshimet në formacion.

“Jam i kënaqur nga paraqitja e të gjithë atyre futbollistëve që u aktivizuan. Personalisht kisha frikë nga ndryshimi 100% i skuadrës që kishte bërë trajneri. Për fat të mirë doli një frikë e kotë”, u shpreh Duka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Numri 1 i FSHF-së tha gjithashtu se ndeshja e fituar 2-0 në fushën e Luksmeburgut shërbeu që disa prej futbollistëve t’i japin mesazhe të rëndësishme trajnerit De Biasi.

“Ishte një takim ku u eksperimentua shumë dhe patjetër që nuk mund të gjykosh për një performance të plotë të skuadrës, por mendoj se trajneri dhe të gjithë ne morëm mesazhe të rëndësishme në lidhje me kontributin e disa futbollistëve”, deklaroi pas ndeshjes Presidenti i FSHF-se.

Duke folur për të ardhmen e kombëtares, Duka u shpreh se Shqipëria ka lojtarë të talentuar, duke përmendur edhe një emër të veçantë.

“Kemi shumë lojtarë të talentuar dhe kjo më jep një shpresë të madhe për të ardhmen. Do të vlerësoja përpos të tjerëve edhe Rashicën, i cili bëri një debutim dinjitoz”, tha Duka.

ME TE LEXUARAT