Elbasan, ja kush është 38-vjecari i plagosur në atentat me armë

Aktualitet

polici-kontrolleIdentifikohet 38-vjeçari në Elbasan ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Rinia“ jashtë një lokali. Autorët që udhëtonin me një automjet tip "BMW" kanë qëlluar disa herë ndaj shtetasit Qani Alibeaj 38 vjeç me banim në Elbasan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të qendrës së qytetit. I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit kirurgjik ku i është nënshtruar një ndërhyrje operatore. Sipas mjekëve një plumb e ka marrë në kofshë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat rrethuan zonën përreth. Në cilësinë e provës materiale janë gjendur disa gëzhoja fishekësh. Policia ka ngritur postblloqe në akset kryesore të qytetit me synimin për të identifikuar dhe kapur autorin.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Sipas dëshmitarëve okularë autorët nuk kanë zbritur nga makina, por kanë qëlluar nga brenda saj në drejtim të 38-vjeçarit dhe me pas jane larguar.

ME TE LEXUARAT