Deklarata/ "Zoti kryekomisar i Bashkisë!! Turp të të vijë..."

Politikë

mimoza-hajdarmatajNga: MIMOZA HAJDARMATAJ*

Zoti kryekomisar i Bashkisë!!

Tirana mund të jetë dhe duhet të jetë edhe si Kamza sikurse mund të jetë edhe pak si Tropoja, Saranda apo nga çdo cep i Shqipërisë nga kanë ardhur banorët e saj “të rinj” dhe ” të vjetër” në më shume se 100 vjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tirana mund të jetë edhe si Kuçova nga erdhe ti e zure vend në tolerancën dhe mikpritjen e këtij qyteti dhe komuniteti të mrekullueshëm siç ditën të jenë tironsit.

Këtë e kanë vendosur Etërit e Kombit, Rilindasit e vërtetë shqiptarë, që Tirana duhet ti përkiste dhe të përfaqësonte të gjithë shqiptarët, 96 vite më parë!!!

Mjaft bëre diversion dhe zhurmues për të shpërqendruar vëmendjen nga terrori i paprecedent shtetëror sot te Liqeni.

Dallimet krahinore, si dëshmi e një injorance dhe acivilizimi të pashembull të një kryebashkiaku metropoli, nuk të bëjnë të besueshëm e aq më pak të dashur për një komunitet aq civil evropian dhe pro ligjit, siç janë banorët e gjithëardhur të Tiranës tonë.

Turp të të vijë.

ME TE LEXUARAT