Shokon deputeti: Sulmet e Brukselit, vepër e shërbimeve sekrete!

Aktualitet

deputetiiDitën e akteve terroriste, deputeti belg Laurent Louis, nga faqja e tij e Facebook-ut, shokon opinionin publik duke deklaruar se, pas terrorit në Bruksel qëndrojnë shërbimet sekrete belge së bashku me ato amerikane.

Më poshtë komenti i tij i plotë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në këtë dite zie per Belgjikën, dua të tregojë mbështetjen time dhe ngushellimet e mia per familjet e viktimave te atentateve te Brukselit. Pas aeroportit kombëtar, edhe metroja e Brukselit eshte goditur nga goditje vdekjeprurse. Situata është e rendë dhe është e rendesishme që qytetarët të mbajnë qetesinë. Edhe një herë tjetër islamizmin radikal do ta bëjnë përgjegjës per kto atentate te prezantuara si hakmarrje pas arrestimit te Salah Abdeslam fundjavën e kaluar ne Molenbeek. Si mund ta injorojmë pergjegjesinë e shtetit belg ne kto veprime te ndyra te ndodhura këtë të marte ne kryeqytetin tone?

Dy janë gjërat, ose sherbimet e sigurimit janë inkompetente dhe te pazota per te mbrojtur vendet e ndjeshme si aeroporti kombëtar dhe metropolitana e Brukselit, ose janë ata ne origjinen è ktij atentati.

Duke shikuar situatën aktuale, duke shikuar nivelin e sigurisë, është e pamendueshme qe ca individ te jenë ne gjendje të hyjnë ne metropolitane dhe në aeroportin kombëtar me ca bomba dhe që të arrijnë ti shperthejnë.

Nuk guxoj të imagjinoj qe sherbimet tona sekrete dhe sherbimet mbrojtëse te kene mangesi deri në atë pikë saqë mos të mbrojnë me efikasitet vendet me rëndësi kaq te madhe.

Sic e dini , nuk e kam fshehur kurrë mendimin se sulmet e 11 shtatorit 2001 u gatuan nga Qeveria Amerikane , ashtu sic shumë sulme te tjera ne Europe qe jau ngecën ca organizatave terroriste islamike , por që në të vërtetë janë lejuar tëndodhin nga shtetet tona për tu sherbyer interesave politike-ekonomike qe kanë qëllim destabilizimin e botës arabe, dhe zhvillimin e islamofobisë në botë,konkretizimin e projektit te Izraelit te Madh dhe në fund krijimin e Rendit te Ri Botëror që imponon ( detyron) shtetet botërore te limitojnë të drejtat tona dhe liritë themelore me qëllim që të luftojnë terrorizmin e krijuar nga vet ata, që në hije tërheqin fijet e politikës botërore”.

ME TE LEXUARAT