Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Francezët zbulojnë problemet e Kombëtares Shqiptare

kombetarjaBarazimi 1-1 në Rennes, ku golit të Mërgim Mavrajt iu përgjigj Griezmann dhe fitorja historike në Elbasan Arena me golin e Ergys Kaçes kanë bërë që Franca ta cilësojë një kundërshtar të rrezikshëm Shqipërinë.

Pas rezultateve në miqësoret e Grupit I kualifikues, “gjelat” shfaqen tejet të vëmendshëm në studimin e Kombëtares së drejtuar nga Gianni De Biasi. Kjo ndodhi edhe në miqësoren e fituar 2-1 nga Austria, me gazetën “France Football”, që analizoi me detaje paraqitjen e kuqezinjve në Vjenë.

E përditshmja prestigjoze vlerësonte se Shqipëria ishte e shthurur, krejt ndryshe nga sa ishte paraqitur me Francën, nuk shkëlqeu në mbrojtje ashtu si nuk ndodhte prej kohësh, ndërsa këshilla për Didier Deschamp ishte që Kombëtarja duhet sulmuar nga ajri.

“Nuk e pamë për asnjë moment Shqipërinë që mundi Francën në verën e vitit 2015. Skuadra ishte e shthurur, e ndarë në disa pjesë dhe repartet nuk bashkëpunuan. Austria mund të bënte çfarë të donte në ajër, Deshamp duhet të marrë shembull nga strategjia e tyre”, citohej në analizë.

Shkrimi i France Football theksonte se “Shqipëria nuk shkëlqeu në mbrojtje dhe diçka e tillë nuk ndodhte prej kohësh”. Sipas gazetës, edhe pse të besuarit e De Biasit janë të fort në repartin difensiv, ata i lejuan austriakët të shkonin sa herë të donin drejt portës së Berishës, ndërsa mbrojtja hynte në panik edhe nga goditjet standarde.

Në analizën për Shqipërinë, e përditshmja e vendosi theksin te paraqitja jo në nivelin e pritur nga Elseid Hysaj, që me Napolin po shkëlqen, ndërsa u vlerësua kthjelltësia e Ermir Lenjanit. Në fund, francezët dhanë edhe një vlerësim: Duhet të jemi të sinqertë, në rast se Franca nuk merr 3 pikët ndaj Shqipërisë në Euro 2016, atëherë nuk ka për të bërë rrugë të gjatë në këtë aktivitet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.