Militantët e ISIS kërcënojnë Belgjikën: Do luftojmë popullin tuaj

Kliko per me shume info

militanti-belgKur Belgjika po mundohet të marrë veten nga sulmet e ditës së martë, një tjetër video kërcënuese po qarkullon nëpër rrjete sociale.

Ai është një militant belg, i cili lufton në kryeqytetin e vetëshpallur të kalifatit në Raka. Militanti duket se vë në lojë vendin e tij të origjinës.

Kliko per me shume info

“Ju nuk keni mësuar asgjë nga Parisi, për shkak se keni vazhduar të luftoni Islamin dhe myslimanët. Për këtë dua t’ju them se sulmi ne Bruksel nuk është asgjë tjetër, veçse keni korr atë që keni mbjellë me duart tuaja. Ashtu sikurse avionët tuaj F-16 na sulmojnë, ne do të luftojmë popullin tuaj”, thotë ndër të tjera në video militanti belg i ISIS.

Videoja është në proces verifikimi nga autoritetet. Për shkak të kritikave se vendet europiane nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ndarë informacione mbi militantët e dyshuar islamikë, bashkëpunimi duket se është thelluar.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here