Skandali i Belgjikës, e dinin prej 3 muajsh ku ndodhej terroristi Salah

Aktualitet

terroristi-salahNëse është e vërtetë, atëherë kjo do të përbënte një skandal me përmasa të mëdha për policinë belge, ku mediat shkruajnë se policia kishte informacion që tre muaj para arrestimit, për vendndodhjen e terroristit Salah Abdeslam.

Mediat belge shkruajnë se një oficer policie, në Mechelen e dinte vendndodhjen e Abdeslamit që para tre muajsh, dhe kishte dërguar një raport në Policinë e Brukselit për adresën dhe lëvizjet e Abdeslamit, që dyshohet se është i përfshirë në sulmet terroriste në Bruksel, po ashtu edhe në Paris.

Për këtë arsye, ka nisur një hetim i brendshëm brenda Policisë së Brukselit në lidhje me këtë skandal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dështimi i policisë belge për ta arrestuar në kohë Abdeslamin është një tjetër tregues i neglizhencës së saj për sulmet e terrorit.

ME TE LEXUARAT