BE vendos strehimin e emigrantëve që kanë hyrë në zonën shengen

Bota

tuskUdhëheqësit e Bashkimit Evropian janë pajtuar për strehimin e dhjetëra-mijëra migrantëve, të cilët kanë arritur në Itali dhe Greqi.

Kryesuesi i samitit, Donald Tusk, ka thënë se 40,000 migrantë do të vendosen nëpër shtete të tjera të BE-së në dy vjetët e ardhshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, nuk do të ketë kuota të detyrueshme për anjë vend.

“Ministrat e brendshëm do ta finalizojnë skemën deri në fund të korrikut”, ka thënë Tusk në Bruksel, pas shtatë orësh bisedime për këtë çështje.

Turmat e njerëzve ikin nga Lindja e Mesme dhe Afrika për shkak të konflikteve dhe varfërisë atje.

ME TE LEXUARAT