Hakmarrja, Belgjika ngre avionët për të bombarduar ISIS-in

Aktualitet

avion-belgForcat ajore belge do të marrin pjesë në sulmet ajrore në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, tha sot kryeministri belg Charles Michel.

“Sipas marrëveshjes me Holandën, përsëri do të fillojmë misionin, do të kemi debat për atë në parlament dhe qeveria do të vendosë nëse ekziston mundësia për të zgjeruar këtë mision”, tha Michel në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky vendim është marrë pas sulmit terrorist në aeroportin e Brukselit dhe të metrosë të martën.

në sulme, sipas bilancit të tanishëm, u vranë 31 persona dhe më shumë se 300 u plagosën – nga të cilat 63 janë në gjendje kritike.TSOT

ME TE LEXUARAT