Trishtim në Belgjikë, foshnja i mbuluar me gjak qan me ngashërim mbi nënën

Aktualitet

justin13Mbi pllakat e tavanit të aeroportit të Brukselit, që kanë mbushur gjithë dyshemenë e terminalit, qëndron një foshnje.

Vajza ishte e mbuluar nga gjaku, qante dhe përkulej mbi një tjetër viktimë. Mamaja e saj, me siguri. Gruaja dukej të kish vdekur.

“Këto imazhe u ngulitën në mendjen time dhe unë e mbajta shikimin mbi vogëlushen që qante, qante, qante. Ishte thjesht një vajzë,” tha Francisco Izquierdo, një shofer taksie që kishte hyrë në sallën nr.1 të nisjes së aeroportit të Brukselit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Taksisti Izquierdo i tha CNN se atij i ishte thënë prej policisë që të mos e largonte vajzën prej aty; do të ishte më lehtë që vajza të identifikohej, nëse ajo do të ishte afër nënës së saj.

Izquirdo kishte djalin e tij që punonte në kafenenë e aeroportit, i cili ishte brenda kur bomba shpërtheu, ndaj ai kishte hyrë për ta kërkuar.

Ai nuk arrinte t’u besonte syve për atë që po shihte dhe mori telefonin për të filmuar shkatërrimin. Në video shfaqen zjarre të vogla, ende të pashuara dhe punëtorët e emergjencës.

Taksisti e gjeti djalin gjallë dhe telefonoi të shoqen për ta njoftuar.

Screenshot_9

ME TE LEXUARAT