Prodhuesi i bombave të Parisit hodhi veten në erë në sulmet e Brukselit

Aktualitet

autoriiiPersoni që dyshohet se ka krijuar bombat e sulmeve të nëntorit në Paris është njëri nga dy sulmesit vetëvrasës që goditën aeroportin e Brukselit, kanë thënë zyrtarët evropianë, duke sugjeruar se sulmet përfshijnë celulën e njejtë të Shtetit Islamik.

Autoritetet belge, franceze dhe evropiane i kanë thënë agjencisë së lajmeve AFP se ADN-ja eNajim Laachraoui është verifikuar nga mbetjet pas shpërthimeve në aeroport, të ditës së martë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarët thanë se ata kanë qenë duke e kërkuar Laachraouin që nga java e kaluar, nën dyshimet se ai ishte njëri nga bashkëpunëtorët e Salah Abdeslamit, i cili u arrestua më 18 mars.

Laachraoui, 24 vjeçar, një maroken i lindur në Belgjikë, besohet se i kishte krijuar jelekët me bomba, që u përdorën në sulmet e Parisit të vitit të kaluar, ku mbetën 130 njerëz të vrarë, pasi ADN-ja e tij ishte gjetur në të gjithë jelekët, e po ashtu edhe në apartamentin në Bruksel, ku ata ishin punuar.

Përfshirja e tij sugjeron se sulmet në Bruksel dhe Paris janë kryer nga “ekipa e njejtë”, ka thënë senatorja Nathalie Goulet, kryesuese e komisionit parlamentar që merret me studimin e rrjeteve xhihadiste, raporton AFP.

ME TE LEXUARAT