Terroristi që hodhi veten në erë në Bruksel u ekstradua nga Turqia, por pse e la të lirë Belgjika?

Bota

El Bakraoui, i cili hodhi veten në erë në aeroportin e Brukselit bashkë me vëllanë e tij, është terroristi i cili u ekstradua nga Turqia për në Bruksel dhe u la i lirë nga autoritetet belge.autorett

Ai u arrestua nga autoritetet turke në kufirin siriano-turk dhe u mbajt në burg si terrorist. Ndaj tij u ngritën akuza për pjesëmarrje në organizatat terroriste, siç është ISIS. Mirëpo, personi në fjalë u ekstradua dhe më pas u lirua.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha sot se e kishte paralajmëruar Belgjikën për terroristin, mirëpo autoritetet belge e injoruan Turqinë duke e liruar atë pas ekstradimit.

Ministri belg i Drejtësisë Koen Geens konfirmoi deklaratën e Erdoganit për lirimin e terroristit por tha se personi në fjalë u ekstradua nga Turqia për në Holandë dhe jo në Belgjikë.

Dhe pas lirimit atje ka ardhur në Belgjikë. Sipas Geens, prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta arrestuar terroristin në fjalë.

ME TE LEXUARAT