Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Barcelona pa një sulmues në El Clasico? Enrique: Skemi frikë

suarez-messiLuis Suarez do të mungojë në El Clasico, nëse ndëshkohet me karton të verdhë ndaj Villarrealit.
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, duhet të jetë tejet i kujdesshëm në ndeshjen ndaj Villarrealit pasi ka katër kartonë të verdhë deri më tani në La Liga, dhe në rast ndëshkimi të shtunën, humb El Clasion.

Mirëpo, kjo gjë nuk është duke e brengosur trajnerin e Barçës, Luis Enrique, i cili nuk sheh arsye për ta lënë Suarezin jashtë formacionit startues ndaj Villarrealit.

“Suarez nuk po mendon për kartonat e verdh. Ai duhet të luaj ndaj Villarrealit ashtu siç ka bërë deri më sot në gjitha ndeshjet tjera”, ka thënë Enrique.

“Zakonisht, dua t’i kem gjithë lojtarët e gatshëm, por nganjëherë kjo nuk funksionon”, ka shtuar Enrique. /Express/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet