Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkodër, Apeli shpall të paligjshëm arrestimin e biznemenit Sait Fishta

sait-fishtaNje muaj pas arrestimit dhe shpalljes se procedimit penal ndaj ndërtuesit Sait Fishta, Gjykata e Apelit e Shkodrës e ka cilësuar të paligjshëm ndalimin e tij.

Biznesmeni qe akuzohet nga Prokuroria për ndërtimn e paligjshëm të 9-pallateve në plazhin e Velipojës, mbahej ne burg pasi u ndalua në datën 7 shkurt pas aprovimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, Shkodër.

Ai u lirua kundrejt një garancie prej 50 mijë eurosh, ndërsa kur ka kaluar një muaj nga ndalimi, apeli e cilëson të paligjshëm arrestimin e biznesmenit.

Prokuroria ka shpallur se lejet e dhëna për kompleksin ”Fishta” janë të paligjshme pasi janë dhënë nga KRRT –ja e komunës së Velipojës dhe jo Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, siç e parashikon ligji.

Hetimet nisën fillimisht për shpërdorim detyre të anëtareve të KRRT –së Velipojës. Të 9 anëtarët, përfshire ish –kryetarin e Komunës, janë në gjykatë. Gjatë veprimeve hetimore të zhvilluara ndaj ish-zyrtarëve të komunës, Prokuroria e Shkodrës kishte vënë në dijeni administratorin e kompanisë ”Fishta”, shtetasin Sait Fishta, se leja që ai kishte marrë për ndërtimin e kompleksit turistik ishte e paligjshme.

Ai nuk i ndali punimet dhe për këtë arsye u kërkua prangosja e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet