Zbulohet shkaku i vdkjes së Sadna, aktores së serialit "Bidai"

Showbiz

sadna-bidai

Për të gjithë ata që nuk kanë mundur ta shikojnë “Bidain’, protagonistja kryesore e serialit ka vdekur, pas shpërthimit të një bombe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sadna ka tentuar të shpëtojë një vajzë të vogël e cila donte të merrte një arush që kishte rënë përtokë.

Në momentin që Sadna merr arushin, ai shpërthen pasi në të ishte instaluar një bombë.

-----

Një lajm i keq vjen për të gjithë ndjekësit e telenovelës indiane, që transmetohet në televizionin Klan “Bidai”.

Shumë adhurues të telenovelës kane ndjekur serine kur personazhi kryesor i filmit, gruaja Sadna , bashkëshortja e Alekut ndërroi jetë në serinë e sotme.

Pas lindjes së vajzës së saj, kur të gjithë janë të lumtur në maksimum do të ndodhë një shpërthim i tmerrshëm. Ajo kohëve të fundit ndien se diçka e keqe do të ndodh, sheh ëndrra të çuditshme, në të cilat shfaqet kushërira e saj Ragni sikur humb fëmijën.

Por vajza e ëmbël e këtij filmi nuk e di se shenjat në ëndrra janë për të. Sanda, e cila si gjithmonë sakrifikohet për të tjerët ndërroi jetë.

Në rrjetet sociale ka plasur humori në lidhje me këtë telenovelë.

Shumë persona kanë shkruajtur statuse apo kanë publikuar fotomontazhe ku njoftojnë vdekjen e Sadnës.

ME TE LEXUARAT