Tiranë, dështon marrëveshja mes bashkisë e bizneseve për taksat

Aktualitet

taksatNuk ka marrëveshje mes përfaqësuesve të biznesit të vogël dhe Bashkisë së Tiranës për taksat.

Në një takim të zhvilluar mbrëmjen e së hënës, me Kryebashkiakun Veliaj, biznesi paraqiti 7 kërkesa për uljen e taksave, por vetëm për një u arrit dakordësia.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas dy ditësh do të ketë një tjetër takim mes palëve dhe nëse nuk do të ketë marrëveshje, biznesi thotë se do të radikalizojë protestën.

Përfaqësuesit e biznesit i konsiderojnë të papranueshme rritjen e një sërë taksash lokale, që sipas tyre do të çojë në rrënimin e bizneseve.

ME TE LEXUARAT