Dadoja "terroriste" del me kokën e prerë të vogëlushes në rrugë

Soft
Dadoja "terroriste" del me kokën e prerë të

Një dado, e veshur me burka, u arrestua në Moskë pasi doli në rrugët e kryeqytetit rus, teksa mbante në dorë kokën e prerë të një vogëlushe vetëm 4 vjeç. Dëshmitarët thanë se ajo thërriste “Allahu Akbar”, ndërsa doli në një stacion metroje.

Viktima është 4-vjeçarja Nastya M, kurse autorja e krimit është dadoja e fëmijës, 39-vjeçarja Gyulchehra Bobokulova nga Uzbekistani. Një dëshmitar tha se ajo thërriste: “Do hedh në erë gjithkënd. E urrej demokracinë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Viktima nuk mund të ecte dhe kishte vështirësi në të mësuar. Ajo kishte edhe një vëlla 15 vjeç. Familja e saj jetonte në një apartament me qira. Nëna e vajzës punonjte në një dyqan nusesh. Ajo u dërgua në spital pasi humbi ndjenjat kur mësoi lajmin.

Babai i vajzës është teknik në një kompani celularësh. Dadoja kishte 18 muaj që punonte për familjen. Një burim tha për Interfax se dadoja ishte e droguar.

ME TE LEXUARAT