Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Paloka: Rama pengon drejtësinë, vazhdon të mbrojë korrupsionin e deputetëve të tij

paloka15Deputeti Edi Paloka deklaroi sot ne nje konference shtypi se Edi Rama vazhdon të mbrojë nga drejtësia deputetët e tij Kokëdhima, Suli dhe Leskaj, vazhdon të mbrojë korrupsionin e tyre. Sipas tij, nga njëra anë, ai urdhëron parlamentin të mos shqyrtojë kërkesën e opozitës për mbarimin e mandateve, nga ana tjetër Edi Rama nuk i hap rrugën drejtësisë për këta deputetë, që haptazi në kundërshtim me Kushtetutën kanë përfituar para publike dhe kontrata me qeverinë.

“Abuzimet e deputetëve, 150 transfertat financiare të Kokëdhimës për biznesin e tij, dhjetra milionë lekë në muaj që merr Rakip Suli nga paratë e OSHEE me godinën e tij – para gjaku të shqiptarëve të mbledhura me kërbaç, hekurudha Fier- Vlorë që mori Leskaj, janë raste tipike të kapjes së shtetit, janë shembuj të oligarkisë në veprim. Edhe pse lufta kundër korrupsionit dhe reformimi i drejtësisë janë prioritete kyçe, të theksuara edhe nga Sekretari Kerri me 14 shkurt, Edi Rama sërish vazhdon në drejtim të kundërt, duke i bërë presion Gjykatës Kushtetuese të mos zbardhë vendimin  për Kokëdhimën, duke penguar Kuvendin të shkarkojë 3 deputetët e tij të kapur në flagrancë, duke mbrojtur aferat e tyre me paratë dhe pasuritë e shqiptarëve. Ky është prioriteti i Edi Ramës dhe jo drejtësia dhe lufta ndaj korrupsionit. Ky është modeli që ka ai për drejtësinë. Ta ketë nën kontroll, ta urdhërojë. Drejtësi që nuk ndëshkon njerëzit e tij, drejtësi që nuk lufton korrupsionin e njerëzve të tij”, u shpreh Paloka.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet