Matura Shtetërore, nis aplikimi online i Formularit A1 për gjimnazistët

Aktualitet

Ministria-e-Arsimit3Nisi sot aplikimi online i Formularit A1 për të gjithë nxënësit që mbarojnë këtë vit gjimnazin. Një fakt i tillë u bë me dije nga zëvendës.Minisrja e Arsimit, Nora Malaj,e cila dha udhëzimet përkatëse.

“Aplikimi për këtë formular mbaron në datën 24 mars 2015 dhe do të bëhet sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve.Aplikimi online për Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin dhe nën kujdesin e mbikëqyrësit.Gjatë aplikimit në Formularin A1 maturantët duhet të kenë kujdes të përzgjedhin mirë lëndët me zgjedhje, duke parë koeficientet që këto lëndë kanë në programin e studimit që ata preferojnë. Këta koeficiente janë të shpallur në faqen e AKP-së dhe MAS-it”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq më 25 mars 2015 fillon aplikimi online për Formularin A1Z, që është për të gjithë kandidatët që e kanë mbaruar maturën para vitit 2015-të. Aplikimi për këtë formularë mbaron në 30 mars 2015-të. Edhe ky sipas një kalendari të publikuar.

Formularin A1Z do ta plotësojnë të gjithë personat që:

- kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2015-të dhe duan të bëhen pjesë e garës për të ndjekur studimet në IAL-të, në vitin akademik 2015-2016.

- kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit, kanë bërë njehsimin e diplomës në MAS dhe duan të bëhen pjesë e garës për të ndjekur studimet në IAL-të, në vitin akademik 2015-2016.

Aplikimi online në Formularin A1Z bëhet në shkollën ku aplikanti ka mbaruar arsimin e mesëm ose në shkollën e vendbanimit që ka caktuar DAR/ZA, nën kujdesin e mbikëqyrësit.

Të gjithë aplikantët në Formularin A1Z, në momentin e aplikimit, duhet të kenë me vete dokumentacionin e nevojshëm.

ME TE LEXUARAT