Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Emrat e dy shqiptarëve të arrestuar në Itali me 37 kile heroinë

heroine-italiPolicia italiane arrestoi ne Livorno dy shtetas shqiptare dhe sekuestroi 37 kg heroine, si dhe dy kg kokaine. Banoret e një pallati sinjalizuan forcat e rendit, pas dyshimeve për nje tentative grabitjeje.

Policia mbërriti ne vendin e ngjarjes dhe prangosi 32 vjeçarin Ilirjan Luku dhe shqiptarin tjeter Rezart Sula, 27 vjeç.

Dy personat po transportonin sasinë e drogës te vendosur ne thasë te mëdhenj nga një garazh ne automjetin e tyre.

Nëse do te shitej, lënda narkotike do te kapte ne treg vlerën e 500 mije eurove.

Brenda ne makinen e shqiptareve, policia tha se gjeti gjithsej 37 kile heroine dhe dy kilograme kokaine.

Droge eshte gjetur edhe ne baesen e dy shqiptareve, ku lenda narkotike ishte fshehur ne dollape ndersa qeset ishin mbeshtjelle me batanije.

Besohet se ne momentin e arrestimit, dy shqiptaret po pergatiteshin te kryenin shkembimin e droges me bleresit e tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet