Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Grabitja e 2.5 milionë eurove tek Union Bank, prokuroria dërgon në gjyq 8 persona

grabitja-union-bankProkuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 8 persona, te akuzuar ne lidhje me grabitjen e 2.5 milione eurove ne degen e Union Bank prane stacionit te trenit ne Tirane.

Sipas organit te akuzes, 7 nga te akuzuarit, prej të cilëvepunonjës të një kompanie private të ruajtjes fizike dhe njëri drejtor i

departamentit të sigurisë së bankës akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Prokuroria ka bere me dije se këta persona akuzohen se, duke qenë në detyrë, nuk kanë reaguar gjatë një grabitjeje me armë që iu bë një furgoni me paratë e një banke tënivelit të dytë, i cili ishte nën përgjegjësinë e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Zogu i Parë në Tiranë, në dt. 13.02.2015. Ndërkohë që po vijojnë hetimet për autorët e grabitjes, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar veprimet proceduriale për pjesëtarët e ruajtjes fizike të parave, citon lajmifundit.al.

Në përfundim të hetimet, Prokuroria e Tiranë dërgon për gjykim shtetasit:

1. Qirjako Tace

2. Robert Felah

3. Isuf Gjici

4. Artan Dervishi

5. Tomorr Hidri

6. Dritan Duka

7. Ilir Syla

8. Sajmir Nikoçi

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. shaban says

    Njelloj si kur u vodh thesari i shtetit dhe shkuan e kapen njr fshatar te varfer te cilit i dhane nje dore flori dhe e denuan 1 vit burg ndersa ata qe e vodhen ne realitet sot drejtojne shtetin dhe bejne ligje per te luftuar korrupsionin.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet