BBC: Dua Lipa, ylli më i ri i muzikës Pop

Showbiz

dua-lipaTalenti i këngëtares Dua Lipa, artiste e re nga Kosova, nuk i shpëtoi gjigandit mediatik “BBC”.

Vajza vetëm 20 vjeçe e lindur në Londër, Dua Lipa cilësohet nga BBC si “ylli i popit në pritje”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur ishte në shkollë fillore, Dua Lipës i kishin thënë se nuk mund të bëhej këngëtare për shkak se nuk mund t’i arrinte notat e larta. E ndërsa tani këngët e saj renditen nëpër ‘playlista’ ndërkombëtare.

Modestisht, ajo rrëfen se nuk e priste këtë sukses, pasi kënga “Be the one” ishte menduar si prezantuese në tregun muzikor. “Be the One” u rendit menjëherë si hit në “iTunes” anë e mbanë botës.

Ndërsa, kënga e saj më e re është “Last Dance” dhe si premiere u dha në “BBC Radio 1”. Videoklipi i saj është xhiruar në Kalifroni, ku incizimi ishte shumë i vështirë për shkak të ftohtit të madh.

Dua Lipa rrëfen se është rritur me tingujt e muzikës së David Boëiet dhe Bob Dylanit, e ndërsa albumi i parë që ka blerë është ai i yllit kanadez të popit Nelly Furtado.

20-vjeçarja thotë se në vetëm një vit e gjysmë ka regjistruar 130 këngë, por nga to vetëm 12 ka përzgjedhur për t’i patur si pjesë të albumit të saj të parë.

ME TE LEXUARAT