Rama shpërndan 1 mijë leje legalizimesh falas në Shijak

Politikë

rama-shijakKryeministri Edi Rama shpërndau 1000 leje legalizimi në Shijak. Gjatë secemonisë përveç kritikave për demokratët, ai njoftoi se Qeveria ka pranuar të financojë projektin e Bashkisë për sheshin qendror të qytetit.

Rama bëri me dije se Qeveria ka vendosur të financojë projektin e Bashkisë së Shijakut për sheshin qëndror të qytetit.

Kryeministri u ndal në Shijak për të dorëzuar 1000 leje legalizimi dhe me këtë rast akuzoi Qeverinë paraardhëse se ka trajtuar vetëm 1% të kërkesave nga kjo zonë, duke injoruar familjarët në favor të bizneseve.

Nga një leje legalizimi te tjetra, mendjen vazhdonte ta mbante te zgjedhjet. I vetëdijshëm se qytetarët arrijnë ta kuptojnë demagogjinë politike, Rama u përpoq të bindte se jo të gjithë politikanët janë njësoj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me anë të një statusi në FB, Rama njoftoi ceremoninë në Shijak duke shkruar:

Pas Hoxhares ku te tjera familje moren dele e lope dhe Novoseles ku u dhane 137 pajisje elektroshtepiake,ne Shijak per 1000 legalizime FALAS

ME TE LEXUARAT