Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Artan Hoxha: Berisha i dha lejen, PS e kandidoi, kush e arrestoi Sait Fishtën?!

artan-hoxha-pergjimeBiznesmeni i ndertimit Sait Fishta, personazh i njohur edhe ne sport e ne politike ne veriun e Shqiperise, u arrestua te dielen ne Tirane me akuzen e ndertimit te 9 godinave te pallateve pa leje ne bregdetin e Velipojes.
Arrestimi eshte kryer pas nje urdheri te firmosur nga drejtuesi i prokurorise Shkoder Granit Shahu, i derguar ne kete detyre pak muaj me pare.
Gazetari Artan Hoxha, i cili merret me investigime, ka shkruar sot nje status te gjate ne FB ne lidhje me kete ngjarje.
Hoxha kujton se lejen e ndertimit per kompleksin ne fjale Sait Fishtae ka marre nga KRRTRSH e drejtuar nga Sali Berisha ku ka qene prezent edhe Sokol Olldashi. Nderkohe Hoxha kujton se Fishta ka qene kandidat i PS per deputet dhe tashme se fundi ka pasur probleme me LSI-ne./lajmifundit.al

Mediat njoftuan me buje se te dielen ne mbremje eshte arrestuar biznesmeni shkodran Sait Fishta. Akuza ndaj tij eshte se ka ndertuar pa leje nje kompleks te madh turistik ne plazhin e Velipojes. Lajmi shoqerohej dhe me detajin qe ne zgjedhjet e fundit parlamentare Fishta ka kandiduar ne listen e PS-se. Po Sait Fishta ka qene nr.8 ne listen e PS per qarkun Shkoder ne zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit 2013. Ne fakt nuk e di nese Fishta eshte apo jo fajtor. Kete e vendos gjykata, dhe deri sa gjykata nuk ka dhene ende nje vendim te formes se prere, Sait Fishta prezumohet i pafajshem. Sait Fishta eshte nje emer shume i njohur jo vetem si kampion kombetar ne mundje per 11 vite me radhe ne peshen e rende, por edhe si biznesmen e bamires ne Shkoder e Tirane. Fishta ka ndihmuar ne ndertimin e disa xhamive ne Shkoder e Tirane. Ai ka qene kandidat per deputet si perfaqesues i LSI-se ne Shkoder, ne zgjedhjet parlamentare 2009. Ne nje nga telefonatat e pergjuara nga prokuroria ne prill te vitit 2009, mes biznesmenit Kastriot Ismailaj dhe kreut te LSI, Ilir Meta, bisedohet se si do te ndihmohet biznemeni Fishta per te marre nje kredi ne nje banke te nivelit te dyte. Ne ate kohe emri i Fishtes nuk ishte publikuar ende si kandidat i LSI ne Shkoder. Ndersa ne spotin e publikuar ne media ku kompania e Fishtes josh qytetaret per tu bere klient te investimeve te saj, thuhet qarte se leja per ndertimin e kompleksit turistik ne Velipoje, per te cilin Fishta eshte arrestuar, eshte miratuar nga Keshilli Kombetar i Rregullimit te Territorit drejtuar nga kryeministri Sali Berisha. Ne spot shfaqen pamje te mbledhjes se KKRRTSH-se kur eshte miratuar leja e ndertimit, po ashtu duket kryeministri Berisha, Ministri i Transporteve Olldashi dhe ne sfond, pas tyre shfaqet biznesmeni Sait Fishta. I permenda gjithe keto per te treguar se pavarsisht arrestimit te biznesmenit Fishta, askush nga “korifejte” e politikes shqiptare nuk mund ti ferkoje duart se nuk eshte i implikuar ne mardhenie direkte me kete biznesmen apo nuk ka perfituar ndoshta qindra milione leke sponsorizime ne fushatat zgjedhore nga kompanite e tij.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet