Kosova - Rajoni

Mustafa: Situata të zgjidhet me dialog

isa-mustafaaa155Kryeministri i Isa Mustafa pas takimit të thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga tha se shpreha qëndrimin tim se kjo situatë duhet të tejkalohet dhe problemet duhet të zgjidhen në Kuvend, përmes pjesëmarrjes së të gjitha subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese ka dhënë mendimin për çështjen e asociacionit, që duhet të themelohet vetëm në bazë të ligjeve të Kosovës”, theksoi Mustafa duke shtuar se dera është e hapur që së bashku me opozitën ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë këtë çështje.

Demarkacioni, vijoi ai, është çështje e argumenteve me të cilin do të punoj një komision ndërkombëtar.

Ai u shpreh se e nuk kishin kundërpërgjigje nga lideri i AAK-së, ndërkohë tha se kanë kërkuar që opozita të heqë dorë nga dhuna.

“Kërkuam që të hiqet dorë nga dhuna sepse me dhunë nuk mund të zgjidhen problemet, as me gazëlotsjellës në Kuvend, as me shishe të molotovit dhe me përdorim të mjeteve tjera të dhunshme”, tha kryeministri Mustafa.

I pari i Qeverisë tha se do të vazhdojnë të punojnë si koalicion dhe i bëri ftesë opozitës që të vijë në Kuvend dhe përmes depatit parlamentarë demokratikë të punojnë për të mirën e vendit.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close