Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama në Durrës: Reformat, arsyeja që njerëzit duhet të bëhen pjesë e PS

ram“Reformat janë arsyet që Partia Socialiste të pretendojë se shumë më shumë njerëz duhet të bëhen pjesë e saj”. Me këtë konstatim u shfaq të shtunën në Durrës Kryeministri Edi Rama në një takim me simpatizantët e partisë dhe anëtarët e rinj të saj.

“Sigurisht që kemi ende shumë për të bërë, por po ndërtojmë një shtet që t’u shërbejë shqiptarëve. Korrupsioni nuk mund të na hapë rrugën kaq lehtë, sepse ai është mundësia e paligjshme për të marrë duke paguar atë që shteti nuk ta jep se nuk të takon, ndaj për të mundur korrupsionin duhet të bëjmë shtetin që të jep atë që të takon dhe për ta bërë këtë shtet duhen reformat”, u shpreh Rama.

Sipas tij, ë sigurtë është që nuk duan kurrë që të kthehen tek qeverisja e vjetër dhe opozita këtë nuk e kupton.

“Ne nuk po ndërojmë një shtepi pa leje, por po ndërtojmë një shtet. Se nëse sot nuk do të kishte korrupsion ne do të ishim ndryshe, sepse korrupsioni është mundësi e paligjshme dhe për të mundur korrupsionin duhet të bëjmë shtetin dhe që të bëjmë shtetin, duhet të bëjmë reformat. Shikoni Policinë e Shtetit, ku dy vjet më parë dëgjohej fjala krimi-krimi, sot është kryefjalë në të përditshmen e atyre që qeverisnin më parë dhe nuk janë opozita, por qeveria e vjetër dhe shqiptarët nuk duan të kthehen te qeveria e vjetër”- tha Rama.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet