Kontrollohen 20 lokale nate, parandalohet ngjarja kriminale tek ish-blloku

Aktualitet

aksioni-lokaleShqiponjat e Patrullat e Pergjithshme në orët e para të mëngjesit  kanë parandaluar përshkallëzimin e nje konflikti të çastit mes disa të rinjve në një lokal në zonën e ish-Bllokut. Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 18 persona.

Krimi Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Tatimore dhe Inspekoriatin e Punës gjatë orëve të vona të natës kreu një sërë kontrollesh në lokalet e natës në kryeqytet, "Për rritje e efikasitetit të punës me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmrisë dhe informalitetit".

Janë kontrolluar rreth 20 lokale nate dhe janë gjobitur 13 prej tyre për shkelje si punonjës të pa rregjistruar të punësuar në lokale; mos dhënie të kuponit tatimor klientëve.

Njëkohësisht nga Krimi Ekonomik i Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë u arrestua shtetasi Niko Haruni dhe u procedua penalisht shtetasi A.M, pasi në magazinën e firmës së shtetasit Niko Haruni u gjetën pa fatura tatimore 2367 pale sandale dhe 7600 pale atlete kontrabanë.

Edhe gjatë mbrëmjes së sotme do vijojnē kontrollet me të njëjtin intensitet për rritjen e parametrave të sigurisë.

ME TE LEXUARAT