Masakra në Elbasan, familja rivale me Capjat kërkon mbrojtje në polici

Aktualitet

fadilFamilja Mema në Elbasan dhe Tiranë, kërkon mbrojtje nga policia e shtetit, pas maskarës së ndodhur në kryqëzimin e Krastës, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosen.

Pjesëtarë të afër të ish-shefit të policisë rrugore në Elbasan, Fadil Mema i vrarë në Itali, kanë marr kontakt me policin dhe prokurorin e Elbasanit, duke kërkuar mbrojtje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë komunikimit me drejtues të policisë e prokurorisë ata janë shprehur se nuk kanë gisht në masakrën ndaj pjesëtarëve të familjes Çapja. Burimet thonë se për shkak të kaluarës konfliktuale mes dy familjeve, ata ndihen të frikësuar dhe për këtë fakt kanë kërkuar mbrojte duke u treguar edhe të gatshëm për të bashkëpunuar me hetuesit për çdo dyshim.

Mësohet se kërkesa e tyre është vlerësuar dhe nga ana e policisë është vendosur një patrullë pranë vendbanimeve të tyre. Thonë, se pavarësisht komunikimit me policin nuk përjashtohen nga hetimi edhe rasti i konflikteve mes tyre.

ME TE LEXUARAT