Masakra në Elbasan, policia: Ja kush janë tre të vrarët e 5 të plagosurit

Aktualitet

policia-elbasanPolicia e shtetit ka bere te ditur zyrtarisht emrat e tre personave te vrare e shtate te plagosurve ne ngjarjen e ndodhur ne Elbasan. Pavaresisht te dhenave kontradiktore, policia ka bere me dije se emrat e meposhtem jane te konfirmuar nga sherbimet e rendit dhe urgjenca e spitalit.

Emrat e viktimave

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agron Capja

Ardit Sinakoli

Eno Bedalli

Te plagosurit

Ardian Zharri

Fjzulla Çapja

Ferit Muça

Luan Muça

Bujar Reshka

Florenc Çapja

Arnold Çapja.

Masakra në Elbasan, katër persona qëlluan drejt lokalit, ikën me një Benz gri

Katër persona kanë qëlluar me armë ndaj lokalit ku ndodheshin anëtarët e familjes Capja në Elbasan.

Policia bazuar në hetimet e kryera në vendin e ngjarjes ka thënë se kanë qenë katër qendra zjarri që kanë shtënë mbi viktimat e të plagosurit.

Sipas policisë, pas krimit autorët e ngjarjes në dalje të Elbasanit, kanë ikur nga vendi i sulmit me një makinë tip Benz.

Dëshmitarët kanë thënë se në lokal në momentin e sulmit kanë qenë mëse 20 persona.

Nje zyrtar i policise tha per lajmifundit.al se jane identifikuar tashme kater autoret e ngjarjes ndersa te dhenat e automjetit u jane shperndare gjithe njesive ne terren qe kane ngritur postblloqe me qellim kapjen e ketij automjeti.

helikopteriF. Capja

Tre të vrarë dhe 6 të plagosur ehste bilanci i ngjarjes se ndodhur mbremjen e sotme ne Elbasan.

Policia ka thene se 3 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi të armatosur në qytetin e Elbasanit, mbrëmjen e së mërkurës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambjentet e lokali në zonën e Krastës. Ende nuk dihet se kush ishte në shënjestër të atentatorëve, të cilat sipas policisë kanë shtënë me armë tip automatik kallshnikov dhe një pistoletë, kanë shtënë mbi 12 herë, ne drejtim te viktimave.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen në vendngjarje ndërsa nga Tirana janë nisur edhe forcat RENEA.

Policia po punon për kapjen e autorëve, të cilët janë larguar menjëherë pas sulmit me automatik. Në rrugët hyrëse e dalëse të qytetit janë ngritur postblloqe./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT