I shpërthen goma teksa ecte me 290 km/h, ja cfarë i ndodh pilotit

Soft

pilotii-gomaTestet dimërore në Moto GP që po zhvillohen sot në pistën e Sepangut, në Malajzi, kanë patur një incident të frikshëm, që për pak nuk i ka kushtuar jetën pilotit francez Loris Baz. Goma e pasme e pilotit të Ducati ka shpërthyer, teksa ecte me 290km/orë në pjesën e drejtë të pistës. Motori ishte në shpejtësinë maksimale, pasi ishte në pistë të derjtë, kur goma shpërtheu dhe rrëzimi i Baz ishte i paevitueshëm. Shpërthimi ndodhi 5-6 xhiro pasi Baz kishte zbritur në pistë, pra goma ishte e re.

Për fat të mirë asnjë problem fizik për pilotin francez, që u kthye në bokse me këmbët e tij. Pas këtij aksidenti, kompania franceze e gomave Michelin vendosi të heqë nga qarkullimi gjatë provave gomat e buta. Goma që shpërtheu u dërgua për analiza më të detajuara në Clermont Ferrand, për të zbuluar shkakun e aksidentit. “Goma shpërtheu në 290km/orë, unë nuk mund të bëja asgjë”, tha Loris Baz pas aksidentit. Ky është incidenti i parë i gomave Michelin, që këtë vit rikthehen në Botërorin e Moto GP.

ME TE LEXUARAT