Juventus fiton, Napoli kthehet në krye

Sport

juvRekordi i barazuar me ekipin e Conte-s në edicionin 2013-’14 nuk ka shumë rëndësi, kryesore për bardhezinjtë është vendi i parë në renditje, edhe pse ai ishte vetëm i përkohëshëm. Për pak orë, bardhezinjtë qëndruan të vetëm në krye, për herë të parë në këtë sezon. Në fraksionin e parë të sfidës në Bentegodi  Morata realizoi dy herë. Sulmuesi i rikthyer në formacion mbylli praktikisht lojën në të 40-ën. Më pas, Juventusi shënoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht me Alex Sandro dhe në fund me Paul Pogba, protagonist i një paraqitje të shkëlqyer. Juventusi duket se është shndërruar në një makineri perfekte dhe interesante do të jetë përballja me Napolin më 13 Shkurt.

Pikërisht rivalët e Sarrit dhe mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj, që fituan 5-1 me përmbysje me ish-ekipin e tyre, Empolin dhe u rikthyen në vendin e parë. Gonzalo Higuain dhe Lorenzo Insigne me një goditje standarde të ekzekutuar mjeshtërisht kaluan në epërsi Napolin në harkun e katër minutave, pas avantazhit të papritur të miqve me Paredes. Në 45 minutat e mbetura, vendasit realizuan edhe tre herë. Fillimisht me autogolin e Camporese-s, ndërsa në 6 minutat e fundit me dygolëshin e Callejon, që vulosi një tjetër ndeshje fantastike për Napolin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bologna fitoi 3-2 sfidën me Sampdoria-n duke konsoliduar vendin në mesin e renditjes. Avantazhi i dyfishtë me Mounier dhe Donsah krijuan idenë e një fitoreje të thjeshtë, megjithatë miqtë reaguan, duke barazuar shifrat me Muriel dhe Correa-n. Goli i fitores për Bolognan u realizua nga Mattia Destro me penallti, tre minuta nga fundi i kohës së rregullt. Barazime pa gola në tre ndeshjet e tjera. Fiorentina u frenua në fushën e Genoa-s dhe komplikon garën për vendin e tretë. Zhgënjim edhe për Lazio-n, që pasi u frenua me rezultatin 0-0 në Friuli nga Udinese bën një hap fals në garën për kupat e Europës. Me porta të paprekura përfundoi edhe sfida ndërmjet Torinos dhe Verona-s së vendit të fundit në renditje.

Supersport

ME TE LEXUARAT