Drejtoria e Doganave: Mjeti i Shullazit u kontrollua

Kliko per me shume info

mjeDrejtoria e Përgjithshme e Doganave hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike në adresë të Zv/Drejtorit të Përgjithshëm Besmir Qibini, që përpiqen ta lidhin atë me favorizim të personave të caktuar.

Sipas deklaratës së z.Alibeaj, me ndikimin e Zv/Drejtorit Qibini nuk është kontrolluar mjeti me të cilin shtetasi E.Shullazi udhëtonte nga Pika e Kalimit Kufitar Durrës.

Kliko per me shume info

E vërteta është krejt ndryshe dhe rrëzon çdo përpjekje të Partisë Demokratike për të përbaltur strukturat e shtetit.

Për hir të transparencës dhe në respekt të opinionit publik, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se autoritetet doganore në Durrës në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit kanë urdhëruar skanimin e mjetit për të cilin akuzon PD, sipas procedurave standarde te punes. Bashkëlidhur gjeni dokumentin e Urdhër-Skanimit dhe fotot e mjetit ne procesin e skanimit.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here