Chelsea bën ofertë të cmendur për Lionel Messin?

Sport

messi14Chelsea raportohet se ka në plan një ofertë marramendëse për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

“Blutë” thuhet se do të ofrojnë mbi 250 milionë euro për argjentinasin duke tentuar të sigurojnë shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

Edhe pse Jose Mourinho ditë më parë tha se nuk ka mundësi që Messi të largohet nga Barcelona, “Daily Star” raporton se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, do që me çdo kusht ta shohë “pleshtin” në Stamford Bridge, citon koha.net. Messi, që ka shënuar 388 gola në 479 paraqitje për Barcelonën, kohëve të fundit është përfolur shumë për një largim nga klubi katalon.

ME TE LEXUARAT