Korcë, gjendet i vdekur pas katër ditësh 82-vjecari

Aktualitet

ambulanca14Një 82-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit të Korçës. Skënder Frashëri prej kohësh jetonte i vetëm në një apartament në këtë lagje, pasi i kishte vdekur gruaja ndërsa të gjithë të afërmit e tjerë i kishte në emigracion.

Personat e fundit që e kanë takuar të moshuarin kanë qenë dy mbesat e tij, të cilat katër ditë më parë janë larguar pranë familjeve të tyre jashtë vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas policisë një ditë më vonë 82-vjeçari mendohet të ketë gjetur vdekjen, e cila sipas mjekëve ka qenë natyrale, por nuk e përjashtojnë mundësinë të ketë ardhur nga temperaturat e larta të këtyre ditëve.

Ka qenë era e keqe që vinte nga apartamenti i 82-vjeçarit ajo që i ka detyruar fqinjët të lajmërojnë policinë, e cila pasi ka hapur derën e apartamentit ka gjetur të moshuarin pa jetë në krevat.

Policia ka bërë me dije se vdekja ka qenë natyrale duke përjashtuar çdo pistë tjetër të vdekjes së 82-vjeçarit. Megjithatë, është ngritur grupi hetimor për të mësuar më tej për shkaqet e kësaj vdekje. T. Frroku

ME TE LEXUARAT